Banorët e Nerodimes me vetiniciativë lirojnë hapësirat publike

Ferizaj | 22 Maj 2017 | 15:21 | Nga

Komuna e Ferizajt, po vazhdon punimet në rregullimin e rrugëve dhe rrugicave në fshatin Nerodime e Poshtme.

U bë e ditur se komuniteti i këtij fshati, po kontribuon shumë në rregullimin e këtyre rrugicave, me ç’rast këta të fundit me vet iniciativë kanë bërë edhe lirimin e hapësirave publike, duke bërë edhe rrënimin e mureve dhe stallave të ndryshme të cilat kanë qenë pengesë për rregullimin e rrugëve.

Me këtë rast drejtues të qeverisë lokale të Ferizajt, kanë falënderuar banorët e këtij fshati, për iniciativën e marrë, duke theksuar se kjo është një mënyrë e mirë që rrugët të rregullohen ashtu siç duhet.

Tash për tash po bëhet përgatitja për asfaltimi, ndërsa rrugët do të kenë një gjerësi prej gjashtë dhe me gjatësi mbi 4 kilometra.

Vlera e këtyre rrugëve kap shumën rreth 240 mijë euro, mjete këto nga buxheti i Komunës së Ferizajt.

Image may contain: house, cloud, sky and outdoorImage may contain: outdoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme