Përmes një mesazhi në adresë elektronike drejtuar mediave, është bërë e ditur se banorët e zonës “Qendra” në Prishtinë nesër do të protesojnë lidhur me zhurmën e krijuar nga disa kafiteri.
Në njoftimin e tyre thuhet se nga ora 10:00 deri në orën 11:00, banorët e zonës “Qendra” në Prishtinë, gjegjësisht në rrugën “Rexhep Luci”, do të kërkojnë “të drejtat e tyre elementare”, raporton Front Online.
Kujtojmë që në kryeqytet ekziston një numër i madh i kafiterive, të cilat zakonisht janë të stërmbushura gjatë ditës dhe mbrëmjeve, derisa numrin më të madh të klientëve e përbëjnë të rinjtë, të cilët edhe janë të papunë.