Nesër nga ora 09:00, banorët e Shalës së Bajgorës do të vazhdojnë protestën në shenjë pakënaqësie për keqpërdorimet lidhur me punësimet në Trepçë.
Lajmin e ka konfirmuar Arsim Musa, nga Këshilli Organizativ.
Protesta nesër vazhdon tek objekti i menaxhmentit të gjigandit metalurgjik Trepça, tek ish-objekti i Fafosit.
Protestuesit kanë bërë të ditur disa herë kërkesat e tyre, e ato janë:
-Shkarkimi i Bordit të Trepçës;
-Shkarkimi i drejtorit menaxhues;
-Anulimi i konkursit për rekrutimin e punëtorëve të rinj.