Banorët e Shipitullës kërkojnë takim me Kurtin, kërcënojnë se do t’i sjellin familjarët para Qeverisë

Prishtinë | 27 Qer 2024 | 14:27 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas një ore proteste, banorët e fshatit Shipitullë janë pritur në takim nga sekretari i Zyrës së Kryeministrit, për shkak të pakënaqësive me shpronësimet e tokave për interes të KEK-ut, raporton Ekonomia Online.

Për detaje të këtij takimi, ka dhënë për Ekonomia Online, përfaqësuesi i fshatit, Arsim Mjeku. Ai ka thënë se i kanë kërkuar takim kryeministrit Albin Kurti, në të kundërtën do t’i sjellin familjarët para ndërtesës së Qeverisë.

“Kem në takim të sekretari i kryeministrit Albin Kurti na premtoi që do të merret me këtë çështje kërkesa jonë është shpronësimi i krejt fshatit edhe punësimi i të rinjve ne kemi veç dy kërkesa më shumë kërkesa nuk kena si banorë të fshatit Shipitullë këto dyja ia prezantuam i shkruajti na morr numrat e telefonit i thamë duam takim me kryeministrin ose në Qeveri ose le të vjen kryeministri në vend të ngjarjes. Nëse na merren parasysh mirë, nëse jo ne sërish këtu kemi më i ardh se e kemi mësu derën, nuk kem tjetër zgjidhje ne ose me ardh këtu me i sjellë anëtarët e familjes e me ndejt këtu se tjetër mundësi nuk na ka mbet. Më mirë është me ndejt ndër hije të këtij lisi se me ndejt në Shipitullë para pluhurit dhe para ekskavatori dhe para zhurmës se kur të lëshohet ekskavatori sikur më i ra NATO kur i goditke në 99-tën”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ky problem është i kahershëm por që nuk është marrë përbazë nga asnjë Qeveri.

“Këtë problem e kemi që nga pas lufta prej 2004 në fshatin Shipitullë nuk lejohet më u ndërtu asnjë shtëpi se kanë thënë deri në vitin 2024 më u bë shpronësimi i tërë fshatit tash 16 shtëpi i ka marrë 50 i ka lënë ne kërkojmë krejt me i shpronësu asnjë mos më e lënë askujt shpronësime. Ne me shpresë kemi ardh deri këtu dhe me shpresë shpresojmë se do të bëhet mirë se edhe ne jemi banorë të kësaj Kosovë edhe ne i kemi të drejtat tona edhe ne jemi pjesë e këtij shteti edhe na kemi kontribuar në këtë shtet”, u shpreh ai.

Të ngjashme