Banorët ndihen të mashtruar nga moskompensimi i pronës

Prishtinë | 10 Nën 2018 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Banorët e lagjes “Blakçori” në Podujevë nuk po lejojnë që të asfaltohet rruga e re skaj lumit Llap, pasi thonë se u mashtruan nga zyrtarët komunalë rreth çështjes së kompensimit të pronës.

Edhe pse kjo rrugë ka nisur vitin e kaluar, banorët në pronën e të cilëve është duke u ndërtuar kjo rrugë nuk kanë marrë kurrfarë kompensimi e as ndonjë dokument për këtë.

Përfaqësuesi i familjeve Hajdari e Kadriu, Ismajl Hajdari, ka thënë se vetë kryetari, Agim Veliu, u kishte premtuar atyre se nëse lejojnë ndërtimin e kësaj rruge do të jepen leje për ndërtim të ulët, të mesëm dhe të lartë dhe të gjitha taksat komunale do të binin në barrë të administratës komunale. Por, sipas Ismajl Hadarit, tash kur ka ardhur koha t’i vihet asfalti, fjalët kanë ndërruar. Për këtë arsye ka thënë se nuk po e lejojnë asfaltimin e saj.

“Në vitin 2016 na ka thirr kryetar (Agim Veliu v.j.) me gjithë stafin e tij dhe ata të Drejtorisë së Urbanizmit me drejtorin Durim Salihun për hapjen e rrugës skaj lumit Llap dhe na kanë premtuar se do të na japin leje për ndërtim të ulët, të mesëm dhe të lartë dhe ta bëjnë ridestinimin e tokës bujqësore në industriale dhe se do të na lirojnë prej të gjitha taksave komunale”, ka thënë Ismajl Hajdari.

Sipas tij, në atë takim u është premtuar se të gjitha parcelave që gjenden skaj lumit Llap, nga do të ndërtohej edhe rruga, do t’u jepeshin lejet për ndërtim të ulët, të mesëm dhe të lartë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme