Barack Obama i bën urimin më të bukur gruas për ditëlindje

Prishtinë | 17 Jan 2020 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Obama zgjodhi fjalët më të bukura për ta uruar bashkëshorten me rastin e ditëlindjes.

Michelle Obama sot feston ditëlindjen, me këtë datë ajo mbushi plot 56 vjet jetë.

Në mesin e urimeve të shumta që ajo pranoi me rastin e ditëlindjes, ai më i veçanti ishte nga bashkëshorti, Barack Obama.

Ish-presidenti amerikan ndau një kolazh fotografish bashkë me gruan dhe zgjodhi fjalët më të bukura për ta uruar atë.

“Në çdo skenë, ti je ylli im. Michelle Obama, urime ditëlindjen e dashur!”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme