Baraliu: Klasa politike s’e ka kuptuar që duhet bashkëpunim – zgjedhjet e kumtuan këtë

Prishtinë | 02 Sht 2025 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Profesori Mazllum Baraliu, thotë se ka paqartësi si në aspektin e zbatimit të Kushtetutës, ashtu edhe në zbatimin e Rregullores së Kuvendit.

Kështu u shpreh ai në emisionin “Ora Shtatë”, rreth (mos)konstituimit të Kuvendit.

“Është dashur të ketë një marrëveshje politike, ose një kompromis për marrëveshje githëpërfshirëse qeverisëse”, shton tutje njohësi i Kushtetutës.

Baraliu shton se vendi pavarësisht zhvillimeve në politikë, nuk gjendet në situatë të jashtëzakonshme.

“Jemi në një situatë ku nuk funskionojnë në mandatin e tyre, dhe brenda mandatit, as Kuvendi e as Qeveria. Është dashur nga fillimi, kur është komunikuar rezultati preliminar i zgjedhjeve të fundit, të kuptohet nga kjo klasë politike që votuesi kësaj radhe nuk ia ka dhënë besimin askujt, që të ketë mundësi që ta bëjë vet qeverinë. Këta është dashur ta kuptojnë këtë”, thotë tutje ai.

Sipas tij, kjo situatë ka krijuar një mozaikë për bashkëpunim.

Të ngjashme