Më 21 prill do mbahet votimi në katër komunat veriore për largimin e kryetarëve aktual.
KQZ-ja ka marr këtë vendim.
Ish-kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Mazllum Baraliu thotë se ekziston mundësia të kthehen sërish serbët në komuna.
Ai tha për Front Online se KQZ në vend se të çregjistroj si parti Listën Serbe e financoj me 300 mijë euro.
“Ekziston mundësia, e rrezik nuk është që serbët të kthehen sërish në komunat veriore. KQZ e financoi Listën Serbë në vend se ta diskutoj çështjen dhe bazën ligjore dhe ka pasur mjaft elemente për ta çregjistruar si parti politike por i dhanë 200-300 mijë euro. Veprim i subjektit politik i cili është toksik në kuptimin elektoral, demokratik
politik është helmues, rrënues në aspektin e veprimit nuk vepron në hapësirën ligjore që ka por kundërtën e saj”, theksoi Baraliu.
Baraliu thotë se mundësia si parti të veproj Listës Serbe nuk është dashur ti jepet.
Ai tha se nga frika e ndërkombëtarëve po tolerohen disa gjëra nuk bëhen.
Ata që dalin dhe e përbëjnë shumicën dhe votojnë dhe nuk është e habitur që votohen, por mundësia Listës Serbe nuk është dashur t’i jepet. Ndërkombëtarëve po i frikohen këto institucionet tona, frikës ndaj tyre po tolerojnë gjëra që nuk tolerohen”, ka përfunduar Baraliu.
Në mbledhjen e së hënës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar buxhetin për organizimin e procesit që do të mbahet më 21 prill.
Buxheti i planifikuar është 233 mijë e 204 euro.
Lajmin e ka bërë të ditur për Front Online zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Gjithashtu, në këtë mbledhje KQZ shqyrtoi dhe miratoi planifikimin buxhetor për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024. Sipas vendimit të KQZ-së, buxheti i planifikuar për organizimin e këtij procesi është në shumën: 233,204 Euro”, tregoi Elezi.