Barbano: Bashkë me Policinë dhe KFOR-in po monitorojmë situatën e sigurisë në vendvotimet në veri

Prishtinë | 21 Pri 2024 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Pietro Barbano përmes një postimi të bërë në platformën “X” ka thënë se në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in po monitorojnë situatën e sigurisë në katër komunat veriore ku po zhvillohet procesi i votimit për largimin e kryetarëve, shkruan Reporteri.net.

“Në koordinim me PK-në dhe KFOR-in, #EULEX-i është duke monitoruar situatën e përgjithshme të sigurisë rreth vendvotimeve në 4 komunat ku po zhvillohet votimi për tërheqjen e kryetarëve”, ka shkruar ai në “X”.

Të ngjashme