“Barbie” kryeson nominimet për çmimet Golden Globe

Prishtinë | 12 Dhj 2023 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Filmat “Barbie” dhe “Oppenheimer” po kryesojnë nominimet në Golden Globe Awards me nëntë dhe tetë nominime respektivisht. “Killers of the Flower Moon” dhe “Poor Things” janë gjithashtu ndër pretendentët, me nga shtatë nominime secili.

Emma Stone, Leonardo DiCaprio, Cillian Murphy dhe Da’Vine Joy Randolph janë ndër të nominuarit për aktrim.

Ceremonia do të mbahet në Los Angeles më 7 janar.

“Succession” kryeson nominimin televiziv me nëntë gjithsej, duke përfshirë serialin më të mirë dramatik televiziv.

Filmi koreano-jugor “Past Lives” është filmi më i nominuar në gjuhën jo-anglisht me gjithsej pesë nominime.

Nëntë nominimet e “Barbie” përfshijnë Margot Robbie si aktorja më e mirë në një muzikal ose komedi, Ryan Gosling për aktorin më të mirë dytësor dhe Greta Gerwig si regjisorja më e mirë.

Tre nga nëntë nominimet e Barbie janë për këngën më të mirë origjinale: “Dance The Night” nga Dua Lipa, “I’m Just Ken” nga Ryan Gosling dhe “What I Made For?” nga Billie Eilish.

Të ngjashme