Barbra Streisan ka folur për thashethemet lidhur me lidhjen e saj me princin britanik Charles gjatë performancës së saj në festivalin “British Summer Time” në Hyde Park.
Ata fillimisht ishin takuar në setin e filmi të saj “Funny Lady” në vitin 1974 dhe ishin përfolur që kishin një aferë 20 vite më pas, pasi u takuan sërish kur krijuesja e hitit “Woman in Love” kishte kënduar për bamirësinë e princit në Wembley Arena më 1994, shkruan KOHA Ditore.
Kurse tani këngëtarja 77-vjeçare ka folur për marrëdhënien e tyre në disa raste duke shtuar: “Po të luajtja letrat e mia si duhet, mund të ishta bërë princesha e parë çifute”.
Barbra po ashtu ka treguar një artikull gazete që i referohej direkt princit Charles me titullin: “Barbra magjeps princin e saj, Charles”.