Barça afër marrëveshjes me De Ligtin

| 01 Pri 2019 | 16:35 | Nga

Barcelona është favorit për të nënshkruar me mbrojtësin e Ajaxit, Matthijs de Ligt, bën të ditur “The Mirror”.

19-vjeçari pas paraqitjeve fantastike këtë sezon me Ajaxin, ka bërë që skuadra të njohura të shprehin interesim për të.

Juventus, Liverpool dhe Manchester United, janë klubet e tjera që janë duke e monitoruar situatën e qendërmbrojtësit.

Por, mbrojtësi holandez thuhet se ka vendosur t’u bashkohet katalunasve gjatë verës.

Të ngjashme