Barça e mposht bindshëm Realin, Xavi e fiton trofeun e parë si trajner

Prishtinë | 15 Jan 2023 | 22:01 | Nga Ekonomia Online

Barcelona ka triumfuar ndaj Real Madridit, në finale të Superkupës së Spanjës, me rezultat 3-1.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar 18-vjeçari Gavi, në minutën e 33’, pas një asistimi të bukur nga Robert Lewadowski.

Ai që asistoi golin e parë e gjeti golin pak sekonda pak para se të përfundonte pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Barcelona shënoi edhe njëherë me Pedrin, për rezultatin 3-0.

Reali golin e vetëm e shënoi në minutën e fundit të ndeshjes, me Karim Benzeman.

Barcelona e fiton këtë trofe për herë të 14-të në histori të klubit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme