Barca e pafuqishme ndaj Slavia Pragës, barazon në “Camp Nou”

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 20:54 | Nga Ekonomia Online

Slavia Pragë është befasia më e madhe e xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Skuadra çeke ka arritur të shokojë Barcelonën, duke luajtur barazim 0-0 në ‘Camp Nou’.

Barcelona edhe pse pati mundësitë, nuk arriti të gjejë golin kundër Slavias.

Ky ishte barazimi i dytë shokues për Slavian, që ka arritur të marrë një pikë edhe kundër Interit në ‘San Siro’.

Pas këtij barazimi, Barcelona në grupin F kryeson me tetë pikë, katër më shumë se Inter dhe Dortmund, që kanë nga katër pikë.

Në orarin 18:55, është zhvilluar edhe një ndeshje tjetër, ku RB Leipzig ka mposhtur 0-2 Zenitin.

Të ngjashme