Barcelona po mendon të përforcohet në të gjitha repartet gjatë afatit kalimtar të verës.
Mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” njofton se gjiganti katalunas ia ka vënë syrin mesfushorit ofanziv të Manchester Cityt, Bernardo Silva, përcjell “Gazeta Express”.
Trajneri Xavi Hernandez dëshiron ta ketë në skuadër një lojtar kreativ, që luan mirë me topin në mes të fushës dhe 27 vjeçari do t’i përshtetej mjaft mirë taktikave dhe vizionit të tij.
Bernardo është i hapur për t’u larguar nga kampioni aktual anglez gjatë verës.
Prandaj, ai do të mundë të ishte më afër familjes në Portugali nëse vendos të transferohet në Spanjë.
Barça po mendon t’ia japë Cityt ndonjë lojtar në këmbim, nëse nuk arrin ta paguajë kartonin e përfaqësuesit portugez.
Bernardo Silva ka qenë lojtar i rëndësishëm i Pep Guardiolës në vitet e fundit, por ai nuk konsiderohet si i pashitshëm në “Etihad Stadium”.