Gjiganti katalunas synon ta “blindojë” talentin e tij me një kontratë të majme afatgjate. Edhe vetë futbollisti do të ishte i lumtur të vazhdojë të luajë në “Camp Nou”
Barcelona është e vendosur ta mbajë sa më gjatë të jetë e mundur në ekip Ansu Fatin.
Gjiganti katalunas madje e ka bërë gati edhe kontratën e re për talentin e saj.
Për këtë siguron mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”.
Numri 10 i ri i “Blaugrana” realizoi së fundmi në rikthimin e tij nga lëndimi që e kishte lënë gjatë jashtë fushës.
Fati do të donte të vazhdojë të luajë në “Camp Nou”.
Prandaj, vazhdimi i kontratës afatgjate pritet të bëhet në javët në vazhdim.
Me këtë rast, Barça do ta “blindonte” asetin e saj për një kohë të gjatë.
Fati konsiderohet si pasardhësi i Lionel Messit tek gjiganti katalunas.