Barcelona i shpenzoi 50 milionë euro për ta blerë Robert Lewandowskin nga Bayern Munichu.
Sulmuesi polak më në fund përfundoi në “Camp Nou” pasi gjiganti bavarez lëshoi pe për largimin e tij edhe pse kishte kontratë edhe një vit në Bavari, shkruan “Gazeta Express”.
E tash, Barça po shpreson që të fitojë para nga shitja e fanellave të futbollistit më të mirë në botë të dy viteve të fundit, i shpallur nga FIFA.
Sipas mediumit spanjoll “Sport”, “Blaugrana” shpresojnë t’i fitojnë së paku 20 milionë euro nga shitja e fanellave.
Dje u dha lajmi se për momentin është ndalur shitja e fanellave të Leëas pasi dyqani zyrtar i klubit ka njoftuar se tek qendra e printimit janë harxhuar shkronjat “W”.
E siç dihet, në mbiemrin e ish-futbollistit të Borussia Dortmundit figurojnë dy shkronja “W”.