Një grua paraqitet në një nga bankat në qendër të Tiranës dhe kërkon oficerin e kredisë. Ajo i thotë se do të shkojë në një qytet evropian për biznes jo më shumë se dy javë dhe ka nevojë të marrë hua 5000 euro.
Zyrtari i bankës i thotë asaj se banka do të ketë nevojë për një lloj garancie për një hua të tillë, kështu që gruaja i dorëzon çelësat e një Rolls Royce-t të ri që është parkuar në rrugë para bankës.
Pasi kryhen të gjitha verifikimet, banka vendos ta pranojë makinën si kolateral (garanci) për huanë. Një punonjës e drejton Rolls Royce-n në garazhin e bankës dhe e parkon atje.
Dy javë më vonë, gruaja kthehet, rimburson 5000 eurot dhe interesin për to, i cili ishte 15 euro. Oficeri i kredisë i afrohet asaj dhe i thotë:
“Ne jemi shumë të lumtur që bëmë biznes me Ju, dhe që ky transaksion funksionoi shumë mirë, por jemi pak të habitur. Ndërsa ishit larg, ne kontrolluam llogaritë tuaja dhe gjetëm që ishit një pasanike multimilionere. Ajo që na habit është pse do të shqetësoheshit për të marrë hua 5000 euro?”
“Epo, ku tjetër në Tiranë mund ta parkoj makinën time për dy javë me 15 euro?