Barcelona – Atletico Madrid, formacionet zyrtare

| 08 Maj 2021 | 15:13 | Nga

Barcelona dhe Atletico Madrid do të përballen sot me fillim nga ora 16:15.

Kjo do të jetë një nga ndeshjet vendimtare për titullin e La Ligas, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra nga kryeqyteti është lidere e La Ligas me 76 pikë, ndërsa Barcelona dhe Real Madrid kanë nga 74 pikë secila në pozitat dy dhe respetkivisht tre.

Të dy skuadrat kanë prodhuar një sezon shumë pozitiv edhe pse Atletico Madrid kishte rënie në xhirot e fundit.

Në rast se Atletico Madrid triumfon ndaj Barcelonës, do ta bënte një hap të madh drejtë titullit kampion, për shkak se do të ishte plus 5 pikë nga Barcelona, pa llogaritur më pas rezultatin e ndeshjes Real Madrid – Sevilla, në anën tjetër.

Por, një fitore e Barcelonës do ta bënte të “zjarrtë” garën për titullin, sepse do të ishin tri skuadra që do të shkonin në fazën finale me pikë pothuajse të ngjajshme.

Këto janë formacionet  zyrtare të këtij takimi.

Barcelona: Ter Stegen – Mingueza, Piqué, Lenglet – Dest, De Jong, Busquets, Pedri, Jordi Alba – Messi, Griezmann.

Atletico Madrid: Oblak – Trippier, Savic, Felipe Augusto, Hermoso – Carrasco, Koke, M.Llorente, Lemar – Correa, Suárez.

Të ngjashme