Barcelona ka besim që mund ta transferojë sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford gjatë afatit kalimtar veror.
Ata mendojnë se mund ta shfrytëzojnë situatën e paqartë në “Old Trafford” dhe ta sjellin në “Camp Nou” yllin 116 milionësh (euro) të Djajve të Kuq.
Moskualifikimi eventual i United në Ligën e Kampionëve për stinorin tjetër do të ishte mjaft i leverdishëm që ata të mund ta blejnë 21 vjeçarin.