Skuadra e Barcelonës synon që ta shesë mesfushorin kroat, Ivan Rakitiq, gjatë muajit janar të vitit 2020.
Sipas Evening Standard, futbollisti 31 vjeçar do të bëhet agjent i lirë në vitin 2021, dhe kampionët spanjollë dëshirojnë të fitojnë para, gjersa vlera e tij është ende e lartë, shkruan Goal.
Ndër skuadrat e interesuara që t’i sigurojnë shërbimet e futbollistit në fjalë mbeten, Atletico Madrid, Inter Milan, Juventus dhe Manchester United.