Barcelona do të behet klubi me përfitimet me të mëdha nga sponsorët në fanella

Prishtinë | 27 Jan 2022 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Barcelona pritet të bëhet klubi që përfiton më shumë në botë nga sponsorizimet në fanella, pas marrëveshjeve me dy kompani të njohura.

Korrespodenti i mediave katalunase, Shay Lugassi ka konfirmuar se Barcelona është e vendosur të bie dakord për dy marrëveshje sponsorizimi për fanellën e tyre nga sezoni i ri 2022/23.

Kompania e njohur Spotify thuhet se do të jetë sponsori kryesor me një marrëveshje 5-vjeçare prej 340 milionë euro.

Polkadot do të jetë sponsori tjetër në mëngë dhe do të paguajë 100 milionë euro për 5 vjet, duke zëvendësuar kompaninë Beko në atë pjesë të fanellës.

Shifra totale prej 85 milionë euro në vit është më e larta në futbollin botëror sa i përket sponsorizimit në fanella.

Më këto dy marrëveshje, klubi nga Camp Nou synon këndelljen financiare dhe pastaj transferimin e yjeve të mëdhenj.

Të ngjashme