Barcelona mund të bëjë një goditje të madhe në afatin e ardhshëm kalimtar.
Skuadra spanjolle kërkon që të transferoj yllin e Interit, Lautaro Martinez, shkruan Indeksonline.
22 vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 111 milionë euro, shumë e përballueshme nga gjigantët e La Ligas.
Sulmuesi është identifikuar si pasardhës i Suarezit në sulmin e Barcës.
Martinez ka qenë me Interin që nga viti 2018 kur ai u bashkua Racing Club i Argjentinës për një tarifë të raportuar prej 22.7 milionë euro.
Që atëherë, argjentinasi ka luajtur 34 ndeshje në ligë për klubin me qendër në Milano, duke shënuar tetë gola.