Barcelona dorëzohet për De Ligt?

Prishtinë | 12 Qer 2019 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Qendërmbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt, ende nuk ka marrë vendim në lidhje me destinacionin e tij të ardhshëm dhe Barcelona po fillon të frustrohet me mënyrën se si ai po e trajton këtë proces.

‘Blaugranasit’ tashmë ka arritur një marrëveshje me kampionët e Eredivisie për një nënshkrim që i ka kushtuar 75 milionë euro [De Jong] dhe ata paraqitën ofertën e tyre përfundimtare për holandezin katër javë më parë.

Në fillim, Barcelona ishte optimist në lidhje me transferimin, por ky entuziazëm u shndërrua në pesimizëm dhe frustrim pasi bordi priste që lojtari të ishte më i qartë, përcjell lajmi.net.

De Ligt e ka bërë të qartë se ai dëshiron të shkojë në një ekip ku do të konsiderohet si një startues i padiskutueshëm dhe dyja ekipet Paris Saint-Germain dhe Juventus kanë shprehur zyrtarisht interesimin e tyre për blerjen e tij.

Katalanasit e konsiderojnë 19-vjeçarin si shtyllën e tyre të ardhshme në mbrojtje, por ata janë të zhgënjyer me hezitimin e tij.

Nëse De Ligt vendos të shkojë në një ekip tjetër, Barcelona nuk është e përgatitur të synojë një tjetër mbrojtësi pasi holandezi është objektivi kryesor dhe i vetëm për fazën defanzive. 

Të ngjashme