Barcelona e gatshme të përfshijë shumë emra të mëdhenj në shkëmbimin me Neymarin

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është e gatshme të ndahet me disa nga lojtarët e tyre më të mirë për ta rikthyer Neymar nga Paris Saint-Germain këtë verë.

Neymar vazhdon të lidhet shumë me një rikthim në Camp Nou, pasi dëshira është e dyanshme, nga lojtari dhe klubi katalunas.

Megjithatë, edhe pas disa tentativave në afatet e fundit kalimtar, një marrëveshje nuk ka arritur të materializohet.

Tani mediat në Spanjë raportojnë se katalunasit do të përfshijnë shumë emra të mëdhenj në këtë shkëmbim.

Sipas gazetës Sport, Antoine Griezmann, Ousmane Dembele, Philippe Coutinho, Nelson Semedo dhe Samuel Umtiti janë të gjithë në tavolinën e diskutimeve.

Nga ana e tyre, kampioni francez tani e vlerëson Neymarin së paku 180 milionë euro, ndërsa Barcelona synon ta ulë çmimin me ndonjë lojtar të përfshirë. 

Të ngjashme