Barcelona planifikon të ofrojë 35 milionë euro për të transferuar mesfushorin e Valencias, Ferran Torres, shkruan “Mundo Deportivo” të martën, transmeton Koha.net.
Barcelona po mendon të bëjë ofertën për Torresin 20-vjeçar gjatë afatit kalimtar të verës. Torres nuk ka plan për të vazhduar kontratën e tij me Valencian, të vlefshme deri në verën e vitit 2021.
Kështu që Valencia do të jetë e detyruar të shesë Torresin në verë apo të rrezikojë që lojtari t’i ikë pa dëmshpërblim në verën e vitit 2021.
Torres këtë stinor ka luajtur 34 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar pesë gola e asistuar gjashtë tjerë.