Barcelona e ka rikthyer në klub mbrojtësin brazilian Emerson Royal, i cili dy vitet e fundit i kaloi në huazim te Real Betisi.
Barcelona njofton se e ka ushtruar të drejtën për ta kthyer në klub mbrojtësin e djathtë brazilian, Emerson Royal, nga Betisi.
Emerson i kaloi dy sezonet e fundit në Betis dhe nga 1 korriku do të jetë pjesë e Barcelonës sërish.
Kthimi i 22-vjeçarit në Camp Nou vjen në një javë kur Barcelona u përforcua edhe me Sergio Agueron dhe Eric Garcian.
Ai i shënoi pesë gola dhe i dhuroi 10 asiste për Betisin gjatë dy sezoneve në La Liga.
“FC Barcelona e njoftoi Real Betisin se e ka ushtruar të drejtën për ta kthyer Emerson Royalin nga 1 korriku, pas dy sezoneve në huazim te klubi andalusian”, thuhet në njoftimin e Barçës.