Një nga largimet e sigurta në merkaton e verës nga Barcelona do të jetë Junior Firpo.
Mbrojtësi nuk është ambientuar si duhet në “Camp Nou” dhe ka pasur shumë pak hapësira.
Gjendur në këtë situatë, ish-mbrojtësi i Real Betis ka kërkuar largimin dhe së fundmi ka nisur bisedimet me Romën.
Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, trajneri Fonseca e pëlqen spanjollin dhe verdhekuqtë pritet të kenë edhe një takim me drejtuesit e Barçës.
Junior Firpo u bë pjesë e katalanasve një sezon më parë, kur u ble nga Betis për 18 milionë euro. Kartoni i tij vlerësohet 20 milionë euro momentalisht sipas “Transfermarkt”.