Barcelona e Manchester Unitedi kanë bërë gati ofertat për sulmuesin gjerman të RB Leipzigut, Timo Werner, bën të ditur “The Athletic” të enjten, transmeton Koha.net.
Werneri po pritet të largohet nga Leipzigu në verë. Reprezentuesi i Gjermanisë po preferon të transferohet te Liverpooli. Werner 23-vjeçar këtë edicion ka realizuar 27 gola dhe asistuar 11 tjerë në 33 ndeshje në të gjitha garat.