Barcelona sot e nis epokën post-Koeman, teksa përballet me Alaves në “Camp Nou” në kuadër të javës së 12-të në La Liga.
Barcelona nuk guxon të gabojë më pasi gjendet shumë larg në tabelë në vendin e nëntë me 15 pikë, nëntë më pak se lideri, Real Sociedad.
Në anën tjetër, Alaves gjendet në vendin e 16-të me nëntë pikë gjithsej, shkruan Gazeta Express.
Për katalonasit kjo do të jetë ndeshja e parë pa Ronald Koeman si trajner, i cili u shkarkua pas humbjes ndaj Rayo Vallecanos.
Trajner i përkohshëm i Barcelonës është emëruar Sergi Barjuan.