Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, e ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për takimin e sotëm kundër Granadës në La Liga, ku vërehet rikthimi i Miralem Pjanicit.
Mesfushori kroat mungoi në fitoren e Barçës 2:1 kundër Villarrealit për shkak të problemeve fizike, transmeton Gazeta Express.
Ndërkohë, Ansu Fati, Philippe Coutinho dhe Martin Braithwaite vijojnë të mungojnë shkaku i lëndimeve.
Barcelona do të bëhet lidere e La Ligës me një fitore të mundshme sonte, dhe kësisoj do ta kishte fatin në duar te veta në pesë ndeshjet e mbetura në garë për titull.
Skuadra e Barcelonës për ndeshjen e sotme me Granadan
Portierë: Marc-Andre ter Stegen, Neto, Arnau Tenas.
Mbrojtës: Sergino Dest, Sergi Roberto, Gerard Pique, Clement Lenglet, Ronald Araujo, Oscar Mingueza, Samuel Umtiti, Jordi Alba, Junior Firpo.
Mesfushorë: Sergio Busquets, Frenkie de Jong, Pedri, Riqui Puig, Miralem Pjanic, Ilaix Moriba.
Sulmues: Lionel Messi, Antoine Griezmann, Ousmane Dembele, Francisco Trincao, Konrad de la Fuente.