Barcelona ka shkarkuar trajnerin e Juvenil A Victor Valdes me efekt të menjëhershëm, në mes të spekulimeve për prishje të raporteve me Patrick Kluivert prapa skenave.
Valdes u kthye në Camp Nou për të marrë përsipër detyrën e U19 në korrik, pesë vjet pasi mbaroi kohën e tij në klub si lojtar.
37-vjeçari u ngrit në radhët e La Masia para se të fitonte statusin legjendar në klub gjatë një kohe 12-vjeçare me trofe me ekipin senior, duke fituar gjashtë tituj të La Liga dhe tre Kupat e Evropës, përcjell lajmi.net.
Ai pritej të mbikëqyrë zhvillimin e brezit të ardhshëm të yjeve të Barcas, por stili i tij stërvitës është ndërprerë para kohe.
Raportet kanë treguar që Valdes dhe drejtori i klubit për të rinjë, Kluivert, nuk shihen më sy më sy, me fërkime midis palëve që arrinte pikën kulminante gjatë javës së fundit.
Valdes nuk u paraqit në stol gjatë fitores së Barça U19 2-1 ndaj Gimnastic de Tarragona të shtunën dhe ai është shkarkuar zyrtarisht të hënën në mëngjes.