Skuadra e Barcelonës nuk është e interesuar më që ta përvetësojë mesfushorin francez, Adrien Rabiot.
Kjo për shkak se 23 vjeçari publikisht ka deklaruar se nuk ka dëshirë të bëhet pjesë e klubit katalunas, shkruan Goal.
Më parë është raportuar se Rabiot është i pakënaqur në PSG dhe se mund t’i bashkohet Barcelonës.
Mirëpo është menaxheri Ernesto Valverde ai i cili ka thënë se nuk është i interesuar të bëj marrëveshje me futbollistin Adrien Rabiot.