Kapiteni i Ajax-it Mathijs De Ligt është një nga më të kërkuarit në merkato.
Për holandezin interes të fortë ka shfaqur Barcelona aq sa u tha se klubi katalanas kishte arritur akordin me qëndërmbrojtësin.
Por sipas mediave spanjolle, Barcelona është gati të heq dorë nga tratativat për të arritur te talenti i Ajaxit.
Drejtuesit e klubit blaugrana nuk janë aspak dakord me mënyrën se si menaxheri i futbollistit Mino Raiola po e drejton këtë çështje, ndaj pritet të ndërpresin negociatat.
Tërheqja e Barcelonës u hap derën kështu ekipeve të tjera si Manchester United, Juventus e Paris Saint Germain të synojnë transferimin e De Ligt.