Barcelona ka shprehur vullnetin që të ndajë rrugët me Philippe Coutinhon ose Ousmane Dembelen për të nënshkruar me sulmuesin e Paris Saint-Germain, Neymar gjatë kësaj vere.
Daily Record, raporton se klubi katalanas i ka ofruar PSG-së para të gatshme dhe njërin prej këtyre dy lojtarëve për ta kthyer në Camp Nou brazilianin, transmeton Klan Kosova.
Aty thuhet se edhe parisienët mund të jenë të gatshëm që ta lënë atë të largohet nga Parc de Princes nëse i nxjerrin paratë e kërkuara nga shitja e tij.
Neymar ishte larguar nga Barca në vitin 2017 në drejtim të PSG-së për vlerën rekorde prej 222 milionë eurove.