Gjykata e Lartë e Spanjës ka dënuar nëntë liderë separatistë katalanas në mes 9 dhe 13 vjet burg për shkak të rolit të tyre në një referendum pavarësie në vitin 2017.
Tre të pandehurit e tjerë u shpallën fajtorë për mosbindje dhe u gjobitën, por nuk do të vuajnë dënimet me burg.
Për këto ngjarje ka reaguar ashpër klubi i Barcelonës duke kërkuar zgjidhje politike dhe lirim të atyre që u dënuan.
Ky është njoftimi i tyre:
“Konflikti nuk është zgjedhur përmes burgut, as këtë herë zgjidhja nuk mund të jetë burgu“
“Rezultati i çështjes së Katalonisë duhet të zgjidhet ekskluzivisht nga dialogu politik“
“Tani më shumë se kurrë klubi kërkon nga të gjithë liderët politikë të fillojnë një proces të dialogut dhe negociatave për të zgjidhur këtë konflikt. FC Barcelona gjithashtu do t’i ndihmojë të gjithë familjet te cilëve iu është marre liria“.