Barcelona interesohet për Comanin

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Barcelona po mendon të bëjë ofertë për transferimin e yllit të Bayern Muenchenit, Kingsley Coman, shkruan “Diario Sport”, transmeton Koha.net.

Coman 23-vjeçar po mendon të largohet nga klubi gjerman, pasi që ka humbur vendin e titullit këtë stinor. Ai startoi në vetëm 11 ndeshje në ligë në edicionin 2019-20, por ka qenë i rregullt në Ligën e Kampionëve.

Barcelona po interesohet për të përforcuar sulmin. Në plane i ka Lautaro Martinezin e Interit dhe Neymarin e Paris Saint-Germainit.

Mirëpo, reprezentuesi i Francës, Coman është identifikuar si opsion tjetër, nëse dështon transferimi i Lautaros apo Neymarit.

Martinez në kontratën e tij me Interin ka një klauzolë për lirim në vlerë 111 milionë euro, ndërsa Neymari mund të largohet nga Parisi për 150 milionë euro.

Coman ndërkohë pritet të kushtojë rreth 60 milionë euro. Coman ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2023.

Të ngjashme