Portieri i Aaxit mund të përfundojë në “Camp Nou” gjatë verës për t’i bërë konkurrencë Marc-Andre ter Stegenit
Portieri i Ajaxit, Andre Onana është bërë objektiv i Barcelonës.
Për këtë siguron mediumi holandez “De Telegraaf”.
“Blaugrana” janë të vendosur ta transferojnë përfaqësuesin kamerunas.
Ideja është që t’i bëhet konkurrencë portierit aktual, Marc-Andre ter Stegen.
Besohet se Barça ia ka ofruar Ajaxit portierin Neto, plus të rinjtë Riqui Puig, Alex Collado apo Carles Alena, në këmbim të Onanas.
24 vjeçari vite më parë ishte pjesë e akademisë së Barcelonës.
Ai pëlqehet edhe nga klubet tjera të mëdha evropiane.