Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për mesfushorin Stefano Sensi, që këtë edicion është pjesë e Interit.
Lajmi është bërë i ditur të hënën nga e përditshmja spanjolle “Diario Sport”. Sensi këtë edicion ka impresionuar me paraqitjet e tij te Interi, ekip që ka të drejtën e blerjes së kartonit të mesfushorit për 25 milionë euro në fund të këtij edicioni, shkruan “Koha Ditore”.
Sensi para fillimit të këtij edicioni, është huazuar te Interi për një vit nga Sassuolo, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.
Sensi këtë edicion ka shënuar tri gola dhe ka asistuar katër herë në shtatë ndeshje për Interin në të gjitha garat.
Te Barcelona, janë të gatshëm të paguajnë dëmshpërblim deri në 30 milionë euro për kartonin e tij. 24-vjeçari, ka edhe katër paraqitje dhe një gol me Përfaqësuesen e Italisë.