Barcelona po kërkon një zëvendësues për mesfushorin që ka dominuar pozicionin e tij për pjesën më të madhe të 14 sezoneve të fundit, Sergio Busquets.
Mesfushori spanjoll besohet se do të largohet nga “Camp Nou” pas përfundimit të këtij sezoni, transmeton Gazeta Express.
Kontrata e tij skadon më 30 qershor 2023 dhe kështu, ai mund të largohet si futbollist i lirë.
Ruben Neves i Wolvesit dhe Ibrahima Sangare i PSV Eindhoven janë përmendur si opsione të mundshme për të zëvendësuar Busquetsin, ndoshta në janar.
Neves shihet si “më i mundshëm”, me Barcelonën që po shqyrton një huazim dhe opsion blerjeje të detyrueshme këtë verë për 50 milionë euro.
Megjithatë, raportet e reja kanë dalë nga Anglia se mund të ketë një emër tjetër që po shqyrtohet në zyrat e klubit katalunas
Sipas “The Sun”, Bruno Guimaraes i Newcastle United është shumë i pëlqyer nga Barcelona.
Megjithatë, shihet si thuajse e pamundur për të blerë brazilianin nga klubi anglez, që nuk ka ndonjë problem sa i përket financave.