Barcelona është duke kërkuar 15 milionë euro për portierin Neto, shkruan gazeta “Marca”.
Portieri brazilian nuk është i kënaqur me rolin e rezervistit të Marc-Andre ter Stegenit, por klubi nuk mendon ta lirojë atë, pasi ka edhe dy vjet kontratë.
Neto 31-vjeçar më herët është kërkuar nga Arsenali.