Mesfushori i Barcelonës, Frenkie De Jong do të humbasë dy javët e ardhshme të veprimit për shkak të një dëmtimi në muskulin e pasmë të këmbës së tij të djathtë.
Reprezentuesi holandez kërkoi të zëvendësohet në fitoren e Barcelonës 4-0 kundër Real Mallorca.
Quique Setien vendosi ta pushojë atë për ndeshjet kundër Leganes dhe Sevilla, me stafin mjekësor të klubit që vlerësoi lëndimin e lojtarit.
Tani klubi katalunas ka konfirmuar lëndimin e lojtarit me anë të një deklarate zyrtare, me rikthimin e tij që nuk pritet të vijë deri në fillim të korrikut.
23-vjeçari ka luajtur një rol të madh për ekipin e Setien në sezonin e tij të debutimit në Spanjë, me 27 paraqitje të La Liga.
Mungesa e tij është një goditje e vërtetë për Barcelonën në luftën për mbrojtjen e titullit, pasi De Jong mund t’i humbas katër lojë shumë të rëndësishme.
Barcelona përballet me Athletic Bilbao në mesjavë, përpara ndeshjeve kryesore kundër Celta Vigo, Atletico Madrid dhe Villarreal.