Barcelona ka konfirmuar se sulmuesi Ousmane Dembele do të operohet në muskuj, pas lëndimit të fundit.
Klubi nga Katalonja ka konfirmuar të martën se lojtarit i duhet operimi edhe pse më parë shpresohej se 22-vjeçari do të rikthehej shpejt në fushë.
Ai do të operohet në Finlandë, ndërsa klubi ka thënë se detajet për kohëzgjatjen e mungesës së lojtarit do t’i publikojë me kohë.
Ish-ylli i Borussia Dortmundit ka pasur vazhdimisht probleme me lëndime që kur kaloi te Barça më 2017.