Barcelona ka konfirmuar që Ousmane Dembele do t’i nënshtrohet një operacioni në gjurin e tij të djathtë në Finlandë më 28 qershor.
Francezi u detyrua të largohej nga skuadra e Francës për Euro 2020 të hënën pasi pësoi dëmtimin në ndeshjen e vendit të tij kundër Hungarisë.
Klubi i 24-vjeçarit tani ka konfirmuar se ai do t’i nënshtrohet një operacioni, me mjekun Lasse Lempainen për të kryer atë.
“Pas testimeve këtë mëngjes në lojtarin Ousmane Dembele, është konfirmuar se ai ka një zhvendosje të tetivës së bicepsit në gjurin e tij të djathtë që do të kërkojë trajtim kirurgjik”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.
“Lojtari francez është pra jashtë Euro 2020, siç konfirmohet këtë të hënë nga ekipi francez”.
“Nr.11 i Barçës kishte marrë pjesë – nga stoli – në dy ndeshjet e para të Kampionatit Evropian të Francës dhe u lëndua në të dytën prej tyre, e luajtur të shtunën e kaluar në Budapest kundër Hungarisë”.
“Dembele luajti gjithsej 44 ndeshje sezonin e kaluar nën Ronald Koeman, në të cilën ai shënoi 11 gola”, bëhet e ditur më tej.
Dembele pritet që të mungojë për disa muaj, e që mund të rikthehet në fund të këtij viti.