Barcelona është duke tentuar të mbyllë sa më parë transferimin e Miralem Pjanicit nga Juventusi.
Klubi katalunas ka disa javë që është në bisedime me Zonjën e Vjetër për mesfushorin boshnjak, mirëpo ende nuk ka ndonjë marrëveshje.
Sipas asaj që raporton Diario Sport, kampioni i La Ligas thuhet se i ka vendosur një ultimatum deri në fund të këtij muaji Pjanicit që të pranojë ofertën e tyre.
Mesfushori është shënjestra kryesore e Blaugranasve, mirëpo torinezët kërkojnë shumë për ta lënë atë të largohet.
Kampioni nga Serie A ka kërkuar shërbimet e Arthur Melos, mirëpo ky i fundit refuzon të largohet nga Camp Nou.
Kështu, Barcelona mund të mbyllë transferimin e Pjanicit vetëm duke paguar shumën që kërkon Juventusi, e që duhet lënë anash idenë për shkëmbim lojtarësh.