‘Camp Nou’ do të ndryshojë emrin vetëm për sezonin e ardhshëm dhe krejt kjo do të bëhet për një gjest fisnik: luftën ndaj koronavirusit.
Barcelona ka njoftuar përmes një komunikate se “bordi i drejtorëve ka aprovuar ndryshimin e emrit të stadiumit për sezonin 2020/21 në fondacionin Barça – për të mbledhur fonde për të investuar në gjetjen e projekteve, zhvilluar në Kataloni dhe në pjesën tjetër të botës të përfshirë në luftën kundër efekteve të Covid-19”.
“Fondacioni Barça, përmes zonës tregtare të kompanisë, do të fillojë kërkimin për një sponsor i cili dëshiron të fitojë të drejtat e emrit të ‘Camp Nou’ për një sezon”.
”Të ardhurat që do të gjenerohen do të krijojnë një fond që do të ndahet pjesërisht për një projekt të koronavirusit të udhëhequr nga vetë sponsorët dhe pjesa tjetër do të ndahet në mesin e projekteve të tjera që po zhvillohen paralelisht”.
Këto projekte do të zgjidhen nga një komision i përbërë nga menaxherë të Barcelonës./ln