“Aeroporti Ndërkombëtar El Prat i Barcelonës ka pësuar dëmtime të vogla në përleshjet midis protestuesve dhe policisë”, ka deklaruar sot një zëdhënës i aeroportit.
Ai ka vlerësuar se situata e aeroportit është e qetë aktualisht, por 45 fluturime janë anuluar për shkak të problemeve të djeshme.
Protestat u përshkallëzuan të hënën pasi Gjykata Supreme spanjolle dënoi nëntë katalanas me 9 deri në 12 vjet burg.