Barcelona nis revolucionin me Luis Suarez: Erdhi për 82 milionë e do të shitet për shumë më pak

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Përflitej se klubi i ri i tij do të jetë Ajax nga Amsterdami në Holandë. Kjo do të jetë një rikthim për sulmuesin uruguaian- nëse realizohet ky transferim pasi aty nisi karrierën europiane, transmeton Gazeta Metro.

Media spanjolle El Chiringiuto ka raportuar se Ajax ka dorëzuar ofertën e tyre prej 15 milionë euro për Luis Suarez tek Barcelona.

Ata po ashtu pretendojnë se Barca janë të gatshëm të ndahen nga sulmuesi, që do t’i ketë 34 vite sezonin e ardhshëm.

Megjithëse i gjithë klubi i Barcelonës është në krizë, Luis Suarez nuk ka bërë përjashtim për formën në rënie të skuadrës- përveç kapitenit Messi që zakonisht është i shkëlqyeshëm- e pikërisht për argjentinasin përflitet se do të ketë mjaft ndikim në transferimet e Barca, duke e ditur po ashtu se ai dhe Suarez janë miq të mirë.

Të ngjashme