Barcelona vazhdon të synojë transferimin e Julian Alvarez nga Atletico Madrid, pavarësisht qëndrimit të Diego Simeones se sulmuesi argjentinas nuk është në shitje.
Sipas “Mundo Deportivo”, Deco dhe Hansi Flick e konsiderojnë Alvarez objektivin kryesor për pozitën e qendërsulmuesit.
25-vjeçari pritet të zhvillojë një takim me drejtuesit e Atletico Madridit pas rikthimit nga pushimet. Barcelona shpreson që ai të shprehë dëshirën për t’u transferuar në “Camp Nou”, duke ushtruar presion mbi klubin madrilen.
Megjithatë, presidenti i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin, ka përsëritur se klubi nuk dëshiron ta shesë Alvarez te Barcelona.
Nëse negociatat dështojnë, Barcelona është e gatshme të aktivizojë Planin B, ndërsa largimi i mundshëm i Ferran Torres e bën edhe më urgjente përforcimin e repartit ofensiv.