Barcelona ka pasur një merkato verore shumë produktive deri më tani.
Katalanasit kanë pasur sukses edhe me shitje, përveç blerjeve të mëdha si Antoine Griezmann dhe Frenkie De Jong.
Gjithsesi, Barca synoi transferimin e Neymar, por që duket vështirë i realizueshëm.
Përfshirja e Philippe Coutinhos në këtë ofertë u përmend nëpër mediet më të njohura, por PS G assesi nuk pranoi ta merrte brazilianin.
Shitja e mesfushorit ishte një opsion për Barcën, me këta të fundit që kërkonin 120 milionë euro.
Shuma e lartë e kërkuar ka bërë që të mos shkojë asnjë ofertë në drejtim të lojtarit dhe kësisoj ai do të mbetet pjesë e ekipit edhe për sezonin e ardhshëm.